1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Mexhiti: Ahmeti e pranoi pa asnjë kusht stemën me luan kur ishte në koalicion me Gruevskin

Mexhiti: Ahmeti e pranoi pa asnjë kusht stemën me luan kur ishte në koalicion me Gruevskin

featured

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, tha se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti gjatë kohës sa ishte në pushtet me Nikolla Gruevskin, ka pranuar propozimin e VMRO-DPMNE-së për ndryshimin e stemës shtetërore, që ky simbol të jetë me luan, shkruan gazeta LAJM.

“E shihni heshtin, nuk flasin kur thotë kryeministri Mickoski se Ahmeti dhe Gruevski e kanë nënshkruar stemën me luan. E kanë pranuar pa asnjë kusht. Ne themi po, bisedojmë edhe për steëm edhe për himin, bisedojmë edhe për gjuhën shqipe. Është koha e fundit që të mos jetë me numër 20%. Shqiptarët nuk janë numra, nuk janë 20%. Ajo gjuhë shqipe, do të jetë gjuhë zyrtare në nivel të Republikës së Maqedonisë”, tha Mexhiti.

Mexhiti: Ahmeti e pranoi pa asnjë kusht stemën me luan kur ishte në koalicion me Gruevskin
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.