Kim Jong-Un ndalon transmetimin e ndeshjeve të Tottenham në Korenë e Veriut

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Ndeshjet e Premier League në Korenë e Veriut transmetohen 4 muaj me vonesë nga dita reale kur ato luhen. Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka ndaluar transmetimin e ndeshjeve të ekipeve të Premier League ku luajnë futbollistët nga Koreja e Jugut.

Nëse deri dje televizioni shtetëror në Korenë e Veriut e kishte të ndaluar të transmetonte ndeshjet e Wolves dhe Brentford, pasi aty luajnë Hwang Hee-chan dhe Kim Ji-soo, nga tani e tutje listës do i shtohen edhe ndeshjet e Tottenham, pasi aty luan koreano-jugori Son Heung-min.

Diktatori Kim Jong-Un ka marrë vendimin drastik duke ditur marrëdhënien konfliktuale që ka ekzistuar gjithmonë mes dy Koreve dhe është i vendosur që nuk do të lejojë transmetimin e ndeshjeve të asnjë ekipi që ka në gjirin e tij lojtarë nga Koreja e Jugut.

Kim Jong-Un ndalon transmetimin e ndeshjeve të Tottenham në Korenë e Veriut
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *