1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Gërvalla takohet me shefin e mbrojtjes gjermane, diskutojnë për forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit

Gërvalla takohet me shefin e mbrojtjes gjermane, diskutojnë për forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit

featured

Ministrja e Punëve të Jashtme [MPJD], Donika Gërvalla është takuar me shefin e mbrojtjes gjermane, Gjeneralin Carsten Breuer në vazhdën e Konferencës për Siguri në Munih. Gërvalla dhe Breuer kanë diskutuar për forcimin e mbrojtjes dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gërvalla përmes një postimi në “Facebook” tha se kërcënimet hibride e sulmet kibernitike nuk janë vetëm sfida të një shteti por ato “kërcënojnë stabilitetin e rajonit.

“Kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe rreziku ndaj infrastrukturës kritike nuk janë vetëm sfida të një shteti, ato kërcënojnë stabilitetin e mbarë rajonit. Kur siguria cenohet, preken ekonomia, institucionet dhe jeta e përditshme e qytetarëve tanë.

Në Mynih, me Gjeneralin Carsten Breuer, Shef i Mbrojtjes në Gjermani, biseduam për forcimin e mbrojtjes dhe rritjen e bashkëpunimit në këto fusha të rëndësishme.

Kosova kontribuon fuqishëm në sigurinë rajonale, në partneritet me aleatët tanë, duke forcuar ushtrinë, rritur gatishmërinë dhe mbrojtur kufijtë nga çdo kërcënim”, ka shkruar Gërvalla.

Gërvalla takohet me shefin e mbrojtjes gjermane, diskutojnë për forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.