1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Për herë të parë, nesër votojnë 125 mijë e 852 qytetarë

Për herë të parë, nesër votojnë 125 mijë e 852 qytetarë

featured

Numri i qytetarëve me të drejtë vote, emrat e të cilëve janë të shpërndarë në 903 qendra të votimit me 2533 vendvotime është 1,970,944. Për herë të parë do të votojnë 125 mijë e 852 të rinj. KQZ njofton të gjithë qytetarët se mund të votojnë edhe nëse u ka skaduar afati në letërnjoftimet e tyre.

Të dielën e 9 janarit, për herë të parë do të votojnë 125 mijë e 852 votues. Ndërmjet dy proceseve zgjedhore,  këta shtetas të Kosovës kanë mbushur 18 vjeç sipas të dhënave të KQZ në listat e votuesve. 

KQZ- do të shtyp 323,218 apo 15.57% fletëvotime më pak se numri i votuesve.

Kjo praktikë e ndjekur nga KQZ është ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Numri i qendrave të votimit të cilat do të hapen të dielën e 9 shkurtit është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt me gjithsej 2,533 vendvotime dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht (nga një për çdo komunë) me gjithsej 56 vendvotime.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote, emrat e të cilëve janë të shpërndarë në 903 qendra të votimit apo në 2,533 vendvotimet e tyre, është: 1,970,944.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i anëtarëve që do të angazhohen në 2,533 Këshillat e Vendvotimeve të rregullta është më shumë se 12 mijë, ndërkaq, ndërkaq më shumë se 200 anëtarë do të angazhohen në 56 Këshillat e Vendvotimit në të cilat do të zhvillohet votimi me kusht.

Rikujtojmë se ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme ka ndryshuar edhe aspektin e numërimit të fletëvotimeve. Në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike. Kjo ia mundëson KQZ-së që brenda një kohe të shpejtë të publikojë rezultatet preliminare për subjektet politike.

Një ditë më pas, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në Qendra Komunale të Numërimit, do të fillojë numërimi i pjesës tjetër të fletëvotimit, pra vota për kandidatët për deputetë.

Gjatë proceseve zgjedhore, në çdo komunë dhe kryesisht në palestra sportive, KQZ ka caktuar Qendrat Komunale të Numërimit.

Për herë të parë, nesër votojnë 125 mijë e 852 qytetarë
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.