Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar tre djemtë e tij Isen, Diarin dhe Armanin në vendlindje ku e ka kaluar fëmijërinë, në fshatin Marec.
Në një postim në Facebook, ku shihet se ka pozuar së bashku me ta, Pacolli shprehet se fëmijët ishin kureshtarë të dinin si ishte jeta dikur aty.
“Kujtimet më rikthyen te vështirësitë, por edhe te forca e familjes, e cila na mbajti gjithmonë të bashkuar. Jeta ndryshon, por vlerat mbeten. Mësoni fëmijët se familja është themeli i gjithçkaje, ajo që na lidh me rrënjët dhe na udhëzon drejt së ardhmes. Detyra jonë është ta mbrojmë dhe ta forcojmë atë për brezat që vijnë”, shkroi Pacolli në Facebook, duke u uruar miqve të tij kudo që janë një të premte të begatshme.