Hamdi Komoni – Loki, kandidat për deputet nga AAK, ftoi qytetarët që të votojnë më 9 shkurt për të siguruar një të ardhme të mundësuar nga uniteti dhe besimi në një Kosovë fituese.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në këtë rrugëtim politik, teksa ka shtuar ata mund të bëjnë realitet fitoren.
“Po i afrohemi 9 shkurtit – ditës së Kosovës Fituese! Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen dhe kontributin tuaj në këtë rrugëtim. Bashkë kemi dëshmuar se forca jonë është uniteti dhe besimi në një Kosovë Fituese. Ju ftoj që më 9 shkurt të votoni për AAK 137 dhe për mua, Hamdi Komoni 51. Së bashku, e bëjmë fitoren realitet”, ka thënë Komoni në Facebook.