Presidentja e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), eurodeputetja Svenja Hahn, ka shprehur mbështetje të fuqishme për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, për postin e kryeministrit.
Në një video-adresim, Hahn theksoi rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe mundësive për sipërmarrësit si pjesë e misionit të saj politik.
Ajo gjithashtu theksoi se barazia gjinore është një prioritet për të, duke përmendur se si grua në politikë, ajo e di se barazia mund të arrihet vetëm nëse e gjithë shoqëria bashkohet për këtë qëllim.
“Si presidente e partisë ALDE dhe si anëtare e Parlamentit Evropian e kam bërë pjesë të misionit tim të siguroj që çdo qytetar të mund të zhvillohet në një ekonomi të fortë dhe konkurruese. Kjo është arsyeja pse jam shumë e lumtur të shoh se Bedri Hamza synon të krijojë më shumë mundësi për sipërmarrësit dhe të sigurojë që çdo qytetar të ketë mundësinë të arrijë potencialin e tij të plotë. Sidomos si grua në politikë e di se barazia mund të arrihet vetëm së bashku. Prandaj mirëpres qëllimin e bërë për gratë pjesë aktive të vendimmarrjes me politika të qarta për barazi dhe përfaqësim të drejtë”, ka thënë Hahn.
Në fund të deklaratës së saj, Hahn ka theksuar se Kosova meritojnë më shumë dhe mund të bëjë përparim me PDK-në në Qeveri.
“Kosova meriton më shumë dhe mund të bëjë më mirë me PDK-në, partinë anëtare të ALDE”, ka shtuar eurodeputetja gerjmane.
Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, falënderoi eurodeputeten Hahn për mbështetje dhe e cilësoi atë si një mbështetje të rëndësishme nga pjesëtarët e ALDE-s për PDK-në dhe kandidatin e saj për kryeministër, Bedri Hamza.