Vitin e kaluar Google prezantoi ndryshime në shfletuesin Chrome duke sinjalizuar fundin e shtesës uBlock Origin. Zhvilluesit e shtesës sinjalizuan se me kërkesat e reja Manifest v3, fati i uBlock Origin ishte vulosur.
Implementimi i Manifest v3 ka përfunduar tashmë. Të shfletosh sot në ueb pa përdorur një bllokues reklamash është kërcënim sigurie sepse reklama të dëmshme mund të shtyjnë përdoruesit drejt faqeve phishing ose të përhapin maluer.
Për fatin e mirë bllokues reklamash ende ka. Zgjidhja më e lehtë? Të përdorni uBlock Origin Lite. Ndërtuar nga i njëjti zhvillues, përdoruesit mund të marrin një performancë të ngjashme duke zgjedhur nivelin e filtrimit nga “Basic” deri tek “Advanced.”
Një diferencë kryesore mes versionit “Lite” dhe origjinal është se ka më pak kontrolle të personalizuara mbi filtrimin. Alternativa të tjera të shkëlqyera janë Ad Guard, AdBlock Plus dhe Ghostery. /PCWorld Albanian