Cristiano Ronaldo më në fund i është përgjigjur pyetjes se pse u largua nga Real Madrid.
Në vitin 2018, portugezi bëri një transferim te Juventusi dhe tregoi arsyen për këtë, duke thënë se donte një aventurë të re, transmeton GazetaBlic Sport.
“Doja një fazë ndryshe. Aventura ime atje kishte mbaruar. Doja një motivim ndryshe. I thashë presidentit që mund të largohesha dhe ai pranoi. Ne ishim duke negociuar, ai nuk më trajtoi mirë, por unë e kuptoj sepse ai e bën gjithmonë këtë”, tha Ronaldo.
/GazetaBlic Sport/