1. Lajme
  2. SPORT
  3. Roma ka një ëndërr të madhe, dëshiron angazhimin e Carlo Ancelottit

Roma ka një ëndërr të madhe, dëshiron angazhimin e Carlo Ancelottit

featured

Sipas gazetës spanjolle AS, Roma dëshiron të angazhojë Carlo Ancelottin për të drejtuar skuadrën romake sezonin e ardhshëm.

Duke kaluar një sezon të vështirë, me tre trajnerë të ndryshëm (De Rossi, Juric dhe Ranieri) dhe larg luftës për vendet e UEFA Champions League , Roma po kërkon një trajner të ri për sezonin e ardhshëm dhe, siç bëri në 2021, me Jose Mourinho, klubi kërkon një trajner të njohur për të rifilluar projektin, transmeton GazetaBlic Sport.

I njëjti burim më tej thekson se Friedkinët, pronarë të Romës, po përpiqen ta bindin atë personalisht. Propozimi është ambicioz në çdo kuptim, si financiarisht ashtu edhe sportiv: një all-in i vërtetë për të konsoliduar ekipin në elitën evropiane.

/GazetaBlic Sport/

Roma ka një ëndërr të madhe, dëshiron angazhimin e Carlo Ancelottit
|