Ditën e Marte Kina prezantoi disa masa të reja të cilat vënë në shënjestër bizneset Amerikane përfshirë Google, prodhuesit e pajisjeve për fermerët dhe brendin e modës Calvin Klein, vetëm disa minuta pasi tarifat Amerikane mbi mallrat Kineze hynë në fuqi.
Masat u prezantuan nga Pekini si kundërpërgjigje ndaj Uashingtonit dhe tarifa do të aplikohet edhe mbi produkte si qymyri, gazi dhe kamionët elektrikë duke përshkallëzuar kështu më tutje tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
Markat e modës si Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger si dhe firmat bioteknologjike Illumina u vendosën në listën e zezë. Kompanitë të cilat vendosen në këtë listë mund tu nënshtrohen kontrolleve të rrepta dhe gjobave deri tek refuzimi i lejeve të punës për stafin e huaj.
Tarifa prej 10 përqind do të aplikohen edhe mbi firmat si Caterpillar, Deere & Co dhe AGCO. E njëjta mund të aplikohet edhe mbi Cybertruck të kompanisë së Elon Musk. Një postim që e trajtonte Cybertruck si një makinë pasagjerësh në Dhjetor në Kinë ishte fshirë.
Nëse Cybertruck përcaktohet si kamion elektrik, Tesla mund të përballet me tarifa 10 përqind për importet e ardhshme. Tarifat e reja mbi produktet Amerikane do të aplikohen prej datës 10 Shkurt.
/PCWorld Albanian