1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Fetai: Miku ynë Maxime Prévot, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Belgjikës!

Fetai: Miku ynë Maxime Prévot, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Belgjikës!

featured

Maxime Prévot, është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Belgjikës!

Zv.kryeministri Arben Fetai përmes një statusi nê rrjetet sociale e ka uruar z.Prevot për detyrën e tij të re.

“Urime të përzemërta mikut tonë, Maxime Prévot, për emërimin si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Belgjikës!

Maxime ka qenë një kryebashkiak i jashtëzakonshëm për Namurin, një lider vizionar si kryetar i partisë “Les Engagés” dhe politikan që promovon diversitetin dhe bashkëjetesën.

Tani, në rolin e tij të ri në qeverinë federale, jam i bindur se do të vazhdojë të punojë me të njëjtin përkushtim për një Belgjikë më të fortë dhe një diplomaci më të fuqishme. Shqiptarët në Belgjikë dhe kudo e vlerësojnë miqësinë dhe mbështetjen e tij, dhe jam i sigurt se do të jetë një zë i fuqishëm për vlerat që ndajmë.

Suksese Maxime në këtë detyrë të rëndësishme!”, ka shkruar Fetai.

Siç mund të shihet në foton më poshtë, Maxime Prévot i shoqëruar nga Fetai vite më parë, ka vizituar Prekazin për të bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve të familjes Jashari.

Fetai: Miku ynë Maxime Prévot, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Belgjikës!
|