Me shumë gjasa, nuset e pranverës dhe verës 2025 e kanë zgjedhur tashmë fustanin e tyre të ëndrrave. Tani ka ardhur momenti për të menduar për modelin e flokëve, që duhet të harmonizohet jo vetëm me fustanin, por edhe me personalitetin e tyre. Frymëzimet vijnë nga Bridal Fashion Week në New York dhe Barcelonë, si dhe nga rrjetet sociale, ku ekspertët e fushës ndajnë krijimet e tyre më të bukura.
Në një botë mode dhe bukurie ku koncepti i “trendeve” po i lë vendin gjithnjë e më shumë stilit personal, edhe modelet e flokëve për nuset ndjekin të njëjtën logjikë. Kështu, tendencat e vitit 2025 përfshijnë stile të ndryshme që i përshtaten personaliteteve të ndryshme, me theks të veçantë tek fjongot e mëndafshta, topuzët e pastër dhe minimal që fshihen nën vellon me detaje lulesh, si dhe flokët e lëshuar që e vendosin fytyrën në qendër të vëmendjes, për ato që duan një prekje natyrale në një pamje që mbetet gjithsesi magjepsëse.
1- Flokë gjysmë të kapura me volum në rrënjë
Një model klasik dhe elegant që nuk del kurrë nga moda, kapja e vetëm gjysmë së flokëve vjen këtë vit me një “frymë” të re: flokët ngrihen me volum që nga rrënjët dhe lidhen në pjesën e pasme të kokës, duke krijuar një efekt të butë dhe natyral. Është ideal për flokë të gjatë dhe mesatarë.
2 – Fjongo dhe shirita mëndafshi
Në sfilatat e Giambattista Valli në Bridal Week Barcelona 2024, një element i veçantë ishte shiriti i mëndafshtë që kornizon fytyrën dhe lidhet me një fjongo në pjesën e pasme të kokës. Kjo është një ide perfekte për një pamje boho-chic.
Fjongot janë një nga trendet më të mëdha për flokët e nuseve në 2025, të personalizueshme sipas stilit të secilës, qoftë në një version romantik apo elegant.
Për të shtuar një prekje shkëlqimi tek një fustan minimalist ose për ta bërë pamjen më të sofistikuar, pasarelat e modës së nuseve sugjerojnë përdorimin e aksesorëve të flokëve që duken si bizhuteri. Këto detaje elegante i japin një dimension të ri modeleve klasike si topuzi i ulët me ndarje në mes.
Një trend i ri këtë vit janë aksesorët që mbulojnë veshët, duke sjellë një ndjesi të frymëzuar nga baleti Liqeni i Mjellmave.
4 – Flokë të lëshuar (për të mos ndryshuar veten)
Flokët e drejtuar, të vendosur pas veshëve për të nxjerrë në pah lëkurën e pastër dhe delikate, janë një zgjedhje “normale”, por aspak e zakonshme për një nuse. Ky model është perfekt për ato që duan të ndihen vetvetja në ditën e tyre të madhe, për ato që kanë zgjedhur një fustan me linja të pastra dhe të strukturuara, dhe për ato që kërkojnë një prekje moderne në look-un e tyre.
5 – Mes gërshetit dhe bishtit të kapur
Gërshetat janë një mënyrë e shkëlqyer për të eksperimentuar me kreativitetin, duke dhënë gjithmonë një rezultat elegant. Në 2025, një opsion i ri dhe unik është kombinimi mes një gërshete romantike dhe një bishti të butë të kapur.
6 – Topuzi “clean & sleek”
Topuzi është zgjidhja perfekte për fustanet me shpinë të hapur, prerje sirene ose ato me stil princeshe. Në pranverë, ky model vjen në një version të pastër, elegant dhe minimalist – një zgjedhje që nuk zhgënjen kurrë./Living