Vetëm presioni i drejtpërdrejtë dhe i ashpër nga politika e jashtme e lartë amerikane mund të zhbllokojë rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, shkruan PressOnline.al
Uashingtoni zyrtar është më i interesuar për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit sesa Brukseli dhe Berlini zyrtar. Kjo më bën të lumtur, sepse amerikanët gjithmonë arrijnë atë që synojnë të bëjnë, që është të kompletojnë të gjithë arkitekturën e sigurisë perëndimore të kësaj pjese të kontinentit evropian duke pranuar vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor në BE.
Kur bëhet fjalë për presionin për zgjidhjen e një problemi në Ballkan, pavarësisht se cilat vende janë në BE dhe cilat jo, këtë punë më së miri e bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e dëshmon edhe përvoja e historisë së re, si problemi me Kosovën, konflikti në Maqedoni etj., amerikanët janë më efektivë në këtë diplomaci, ndonjëherë duhet bërë presion.
Në anën tjetër, në BE, kjo nuk është praktike, sepse është ende një bashkim vendesh që kanë qasje dhe marrëdhënie të ndryshme ndërmjet secilit vend individualisht. Nëse amerikanët e marrin rolin, optimizmi se së shpejti do ta bindin, për të mos thënë me forcë, Bullgarinë për një kompromis me Maqedoninë e Veriut.(PressOnline.al)