1. Lajme
  2. MODË & STIL
  3. Katër gabime të mëdha te veshjet që i bëjnë femrat

Katër gabime të mëdha te veshjet që i bëjnë femrat

featured

‘Kundërvajtjet’ e pafalshme të modës

Jo vetëm ti, por edhe shumë vajza të njohura të skenës bien në të tilla gabime që pengojnë të dukesh me stil.

Të dish si të veshësh në mënyrën e duhur do të bëjë të ndihesh gjithmonë e më shumë në trend. Pra nëse po kërkon këshilla për silin tënd, vazhdo të lexosh këtë shkrim me gabimet më të shpeshta në veshje dhe si t’i rregullosh.

Kështu mbani disa shënime dhe qëndroni larg gabimeve të mëposhtme.

1. Teprime me figura kafshësh

Kombinimi i gabuar i tyre apo shumë pjesë veshjesh me ekzemplarë të ndryshëm kafshësh për të anketuarit është gabim i pafalshëm.

Printet figurave të kafshëve janë shumë të popullarizuara në këto disa vite të fundit dhe gjatë kësaj kohe shumë dama të njohura nganjëherë e kane tepruar me dëshirën që të zgjojnë “kafshën” e tyre të brendshme.

2. Veshjet shumë të ngushta

Nga pantallonat dhe fundet deri te fanellat deri te fustanet – modelet të cilat nuk i përshtaten trupit, por në mënyrë të pashembullt shtrëngojnë, nuk janë të popullarizuara.

Të anketuarit konsiderojnë që format dhe figura gjithmonë mund të theksohen edhe në modelet e rehatshme, transmeton Telegrafi

3. Xhinse mbi xhinse

Ky material disa sezone të fundit po ka popullaritet të madh. Me material xhinsesh bëhen edhe këmishët, por gjithashtu shfaqen edhe si “shtojcë” në pjesët e veshjeve.

Mu sikur në rastin e figurave të kafshëve, teprimet me xhinset personat e anketuar i përjetojnë si kundërvajtje mode.

4. Veshjet e mbrëmjes gjatë ditës

Të anketuarit nuk janë adhurues të kombinimeve ditore glamuroze dhe konsiderojnë që veshjet e mbrëmjes në të vërtetë i përkasin kohës së vet.

Katër gabime të mëdha te veshjet që i bëjnë femrat
|