1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Ende ka institucione pa asnjë shqiptarë të punësuar!

Ende ka institucione pa asnjë shqiptarë të punësuar!

featured

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po punon në Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe se së shpejti pritet ai të finalizohet, informon PressOnline.al

Siç mëson PressOnline.al nga burime qeveritare grupet e punës po përgatisin ligjin për përfaqësim të drejtë, i cili do të jetë në përputhje me kushtetutën dhe shumë shpejtë do të gjendet para deputetëve në Parlament.

“Qeveria mbetet e përkushtuar për sigurimin e përfaqësimit të drejtë dhe profesionalizimit të sektorit publik, në të mirën e qytetarëve”, thonë nga Qeveria.

Ndërkohë ende ka institucione në të cilat shqiptarët nuk janë të përfaqësuar. Akademia e Shkencave e Maqedonisë së Veriut ka vetëm një të punësuar shqiptar nga gjithsej 92. Kjo është vënë në dukje edhe nga Avokati i Popullit, i cili ka listuar edhe organet e pushtetit qendror pa asnjë shqiptar, sikurse:

INSTITUCIONET PA ASNJË SHQIPTARË

Agjencia e Filmit

Byroja e përfaqësimit të RMV-së në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Drejtoria e Veprimtarisë së Rrezatimit

Shqetësues vijon edhe përfaqësimi në struktura drejtuese. Përfaqësimi i drejtë u aktualizua pas shfuqizimit të balancuesit në tetor të vitit të shkuar me arsyetimin se ishte abuzuar gjatë punësimeve.(PressOnline.al)

Ende ka institucione pa asnjë shqiptarë të punësuar!
|