1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Hamza: Festave tona do t’u shtohet hijeshia me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Hamza: Festave tona do t’u shtohet hijeshia me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

featured

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një tubim para veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se asnjë luftëtarë i lirisë kurrë s’do të jetë vet, siç u shpreh ai, këtu dhe as në Hagë.

Ai po ashtu ka theksuar se beson se festimeve do t’i bashkohen edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Kosova do të jetë përjetësisht mirënjohëse ndaj jush, ju qëndroni përjetësisht si shtyllë e shtetit që kemi sot, asnjë luftëtarë i lirisë kurrë nuk do të jetë vet, as këtu dhe as në Hagë”.

“Besojmë fuqishëm se shumë shpejtë festave tona do t’u shtohet hijeshia edhe me presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacen Jakup, Rexhën dhe gjithë bashkëluftëtarët e tyre”, ka theksuar Hamza.

Hamza: Festave tona do t’u shtohet hijeshia me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.