1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Abdixhiku nga tubimi në Gjonaj të Hasit: Kryengritja e djathtë po ndodhë, fitorja është afër

Abdixhiku nga tubimi në Gjonaj të Hasit: Kryengritja e djathtë po ndodhë, fitorja është afër

featured

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim masiv në fshatin Gjonaj të Hasit.

Abdixhiku premtoi projekte të rëndësishme për zhvillimin e Hasit, duke theksuar se LDK është tashmë një “lëvizje e shpresës dhe besimit”.

“Vazhduam në fshatin Gjonaj të Hasit, në tjetër tubim masiv! KRYENGRITJA E DJATHTË po ndodhë! LDK është dashni!

Fshatrat e Hasit kanë qenë gjithmonë shembull i punës së palodhur dhe të ndershme, prandaj bashkë do të angazhohemi për zhvillimin e kësaj ane me projekte e iniciativa ambicioze për të ardhmen. LDK-ja tashmë është një lëvizje e shpresës dhe e besimit, me program të qartë zhvillimor, me ekip të vendosur e të përkushtuar, dhe me mobilizim të jashtëzakonshëm qytetar për ndryshimin që do ta sjellim me 9 shkurt.

Ndryshimi po vjen, fitorja është afër!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku nga tubimi në Gjonaj të Hasit: Kryengritja e djathtë po ndodhë, fitorja është afër
|