1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Riat Ramadani: Ali Ahmeti nga UÇK-ja përfundoi te SORAVIA

Riat Ramadani: Ali Ahmeti nga UÇK-ja përfundoi te SORAVIA

featured

“Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti hyri në politik me bagazhin e luftës dhe me hijen e një njeriu të respektuar, por përfundoi te SORAVIA”, kështu deklaroi për emisionin URA në RTSH3, Riat Ramadani, editor i portalit PressOnline.al

Ai mestjerash tha se tendenca për të shkaktuar përplasje etnike në vend është përpjekje e partive për të fituar pikë politike.

“Partitë shqiptare në pushtet angazhohen për avancimin e gjuhës shqipe, kanë paralajmëruar një ligj të ri, si për gjuhën ashtu edhe për përfaqësimin në administratë. Po ashtu punojnë që mos ketë tensione etnike edhe pse nga opozita, BDI po tentohet të luhet në këtë letër. Ali Ahmeti kur ishte në pushtet fliste për marrëdhënie të mira ndëretnike dhe shtetin e përbashkët, tani thotë se po i njëjti shtet kërcënon të drejtat e tyre. Ali Ahmeti hyri në politik si njeri i vlerave të luftës por përfundojë te Qendra kontroverse tregtare SORAVIA, si dhe me shume funksionar partiak në listën e zezë amerikane dhe në kërkim nga drejtësia për keqpërdorime marramendëse”, u shpreh ai. (PressOnline.al)

Riat Ramadani: Ali Ahmeti nga UÇK-ja përfundoi te SORAVIA
|