Një ndeshje shumë interesante sot në Superligë, Dukagjini dhe Ferizaj përballen në Klinë

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Xhiroja e 17-të e Superligës së Kosovës fillon sot.

Në stadiumin “18 Qershori”, Dukagjini e pret skuadrën e Ferizajt, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e luftuar mes dy skuadrave që janë në pjesën e poshtme të tabelës. Të dy këto skuadra renditen në pozitat 8 dhe 9, me nga 17 pikë të arkëtuara.

Këtë takim do ta drejtojë Valon Bajgora. Asistent i tij i parë do të jetë Arbnor Bullatovci, asisten i dytë Meriton Berisha, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Rrezart Hasanaj.

Eridon Podvorica do të jetë në VAR, kurse ndihmës i tij është caktuar Edmond Zeqiri.

/GazetaBlic Sport/

 

Një ndeshje shumë interesante sot në Superligë, Dukagjini dhe Ferizaj përballen në Klinë
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *