Dukagjini e ka mposhtur Ferizajn me rezultat minimal në xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa goli i fitores erdhi tek në minutën e 83-të të takimit, të cilin e realizoi Altin Merlaku.
Dukagjini i kthehet fitores pas tri xhirove rresht të cilat i humbi, e ku aktualisht pozicionohet në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Ferizaj në pesë xhirot e fundit ka dy humbje dhe tri barazime.
Aktualisht, Ferizaj gjendet në vendin e nëntë me 17 pikë, aq sa ka edhe Llapi që pozicionohet një vend më lartë.