Sulmuesi i West Ham, Michail Antonio pritet të mungojë të paktën një vit pas një dëmtimi të marrë në një aksident me makinë, raporton The Guardian.
Antonio tashmë i është nënshtruar një operacioni pas aksidentit dhe ka pësuar një frakturë në këmbë.
Vlen të theksohet se Antonio u përfshi në një aksident automobilistik më 7 dhjetor dhe u dërgua në spital.
Këtë sezon, Antonio ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asistim në 15 paraqitje për Hammers.
/GazetaBlic Sport