Komuna e Prishtinës ka arritur të miratojë buxhetin për vitin 2025 pas tre tentimeve të dështuara.
Vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, ku buxheti u votua me 25 vota për dhe një abstenim.
Buxheti mori mbështetjen e asamblistëve të LDK-së, AAK-së, AKR-së dhe Nismës, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje në mbledhje ishin të pranishëm vetëm Berat Lahu dhe Edmond Azemi. Po ashtu, Arbnora Ajeti nga PDK-ja ishte e pranishme, ndërsa pjesa tjetër e asamblistëve mungoi.