Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, doli të hënën para Gjykatës Speciale për t’u përballur me aktakuzën që e ngarkon atë me ndikim mbi dëshmitarët.
Në seancë, Kilaj u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave.
“Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Kilaj.
Kilaj është vetëm një nga të akuzuarit në këtë rast, ku përfshihen edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu.
Gjatë së dielës, Fadil Fazliu po ashtu u deklarua i pafajshëm. Ndërkohë, Thaçi dhe Smakaj nuk dhanë një deklaratë mbi akuzat, duke kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e materialeve të çështjes.
Në aktakuzën e re, Thaçi ngarkohet me tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.
Sipas aktakuzës së re, Hashim Thaçi përballet me tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta, katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.
Fazliu, Smakaj dhe Kilaj akuzohen për tentativë për pengim të personave zyrtarë dhe mosbindje ndaj gjykatës. Ndërsa Hajredin Kuçi përballet me dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.
“Moment i errët për mua si njeri i drejtësisë”
Gjatë seancës të së hënës, Kuçi e quajti ish-presidentin, Hashim Thaçin një mik të ngushtë dhe bashkëpunëtor të tij për shumë vite, duke shtuar se puna e tyre e përbashkët ka qenë gjithmonë në përputhje me parimin e drejtësisë.
“Jam plotësisht i pafajshëm. Sot është në prej momenteve të errëta për mua si një njeri i drejtësisë, që e ka mision dhe profesion tërë jetën. Jam identifikuar me drejtësinë. Si profesor i drejtësisë për mbi 30 vite, si kryetar i komisionit kushtetues të Republikës së Kosovës, që Kushtetuta është ende në fuqi, si zëvendëskryeministër për rend dhe ligj për tri mandate dhe ministër i Drejtësisë për dy mandate, si anëtari i ekipit mbrojtës të kryetarit Veseli pranë kësaj gjykate.
Këtë aktakuzë e shoh si prekje të dinjitetit tim, njerëzor, profesionit por edhe të reputacionit tim”, ka thënë Kuçi.
“Në aktakuzë jam me presidentin Hashim Thaçi. Më lejoni të them se Hashimin e kam mik, njihemi që vite të gjata dhe kemi punuar gjatë. Kemi punuar dhe udhëhequr mbi parimin e drejtësisë, respektimit të saj dhe kemi besuar në drejtësi”, ka shtuar ish-ministri i Drejtësisë.
Ai gjithashtu mohoi çdo përfshirje në vepra penale dhe shprehu bindjen se do të lirohet nga akuzat.
“Nuk kam bërë asnjë vepër penale, jam i pafajshëm dhe besoj se do të lirohem nga akuzat”, ka thënë Kuçi.
Kuçi theksoi besimin e tij të palëkundur në drejtësi dhe në Zot, duke e cilësuar drejtësinë si një mision jetësor.
“Besimin në Zot e drejtësi nuk e luhati as kur sfidohem personalisht”, ka potencuar Kuçi.
Në të njëjtën aktakuzë përfshihen edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliut.