1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Beteja ndaj krimit “rebelon” milionerët e tendave!

Beteja ndaj krimit “rebelon” milionerët e tendave!

featured

Editorial nga PressOnline.al

Sa herë që ata janë ngushtë, ne të gjithë duhet të jemi në zjarr. Incidentet e 28 nëntorit dhe tendat para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese janë një skenar i mirë menduar, i ngjashëm me revolucionin “laraman” për të shkaktuar trazira, por edhe viktima, dhe rrjedhimisht edhe lëkundje politike në Qeveri.

Intenca është që të provokohet një incident ndër-etnik i pakontrolluar, me qëllim që turma të mobilizohet e duke përfunduar në trazira etnike e revolt qytetare.

Me gjak në rrugë, koalicioni VLEN duhet të ishte detyruar të largohej nga qeveria, se gjoja nuk i mbron shqiptarët. Një qeveri e tillë do të mbijetonte me 64 deputetë, por do të ishte pa një partner shqiptar dhe pa kapacitetin për të ndërmarrë diçka më serioze.

Sidomos të mos fillojmë të merremi me korrupsionin e qeverisë së kaluar. Dhe është pikërisht një betejë e tillë me krimin, që “rrebelon” milionerët e ish-pushtetit për të paraqitur se “shqiptarët nuk vlejnë as pesë pare”, edhe përskaj bëmave të tyre të “mëdha” në 23 vitet e fundit. Ata kanë frikë se mbrojtësit e tyre në gjyqësor do të bien dhe se së shpejti do të duhet të përgjigjen për gjithçka që kanë bërë deri më tani.

Nuk do të kemi më prokurorë dhe gjyqtarë me imunitet të dobët, kështu që kur dikush nga BDI duhet të ndiqet penalisht, ata do të ftohen, do të infektohen nga viruse dhe të ngjashme. Jo! Koha e përgjegjësisë po vjen.

Dhe nuk ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve apo marrëdhëniet ndër-etnike. Pikërisht ky është motivi i tendave (SHATOREVE). Dhe ky është motivi që BDI të pretendojë se në Maqedoninë e Veriut është kërcënuar stabiliteti ndër-etnik dhe se shqiptarët janë rikthyer në gjendjen që ishin para konfliktit të viti 2001.

Ky është motivi që ankohet për balancuesin, që ankohet për ligjin për dygjuhësinë dhe së fundi që shqiptarët nuk ishin të përfaqësuar në qeveri, edhe pse ato janë të përfaqësuar denjësisht.

Pra nuk është as dëshirë për pushtet! Pikërisht frika se dikush nga ata do të jetë përgjegjës për mënyrën sesi nipërit e tyre u bënë milionerë shumë shpejt.

Ose çfarë nuk shkon me projektin e autostradës 2 miliardë euro ose bizneset me Lotarinë shtetërore, Soravinë, Eurovia-n e të ngjashme.

Për fat të mirë, ky skenar po dështon!

Beteja ndaj krimit “rebelon” milionerët e tendave!
|