Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka cilësuar regjimin e Bashar al-Assadit si brutal dhe torturues, duke e quajtur rënien e tij një akt themelor për drejtësi.
Në një deklaratë të bërë të dielën, Biden e vlerësoi këtë moment si historik për popullin sirian, duke theksuar mundësitë e reja për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin e tyre, raporton BBC.
Ai po ashtu theksoi mbështetje për fqinjët e Sirisë, si Jordania, Libani, Iraku dhe Izraeli, dhe paralajmëroi për mundësinë e kërcënimeve nga Siria gjatë periudhës së tranzicionit, duke përmendur mundësinë që ISIS-i të përfitojë nga vakumi i krijuar.
Biden siguroi se do të ofrojë stabilitet në Sirinë lindore dhe do të mbrojë personelin ushtarak amerikan, duke theksuar se ky është momenti më i mirë në breza për sirianët për të krijuar të ardhmen e tyre.