1. Lajme
  2. OPINIONE
  3. A po na ik rinia për lesh me fenomenin e tiktok-ut, “sfida e supermenit”!?

A po na ik rinia për lesh me fenomenin e tiktok-ut, “sfida e supermenit”!?

featured

Një nxënës ka nevojë të dëgjojë për suksese, për arritje, për realizim ëndrrash, për motivim, për përkrahje, jo për të kundërtën. Të kundërtën do t’ia mësojë jeta vet. Situata është alarmuese dhe gjendja nuk është për tu marr lakmi. Duhet të merren masa urgjente për të gjithë duke filluar nga të mëdhenjtë e deri tek fëmijët

Nga Mimoza M.JONUZI

Gjendja është shqetësuese po aq edhe alarmante nëpër shkolla! Nxënësit të cilët priren të kopjon çdo gjë që shohin po i tej kalojnë kufijtë e të imituarit trendin e ri, pa pasur parasysh pasojat.

Shkollat janë çerdhe diturie dhe mësimdhënësit udhëheqësit e tyre. Lind pyetja ku po i drejtojmë këta të rinj? Çfarë jemi duke bërë për nxënësit? A ka bashkëpunim midis prindërve dhe mësuesve?

Fatkeqësisht jo, asnjëra palë nuk bën punën ashtu siç duhet. Prindërit pothuajse janë të angazhuar me punë të dyfishta dhe të gjithë përgjegjësin e arsimimit ua lënë mësuesve dhe shkollës. Nuk është angazhim nëse ti kujdesesh që fëmijës tënde mos ti mungojë celulari më i ri në treg apo firma më e fundit e atleteve, apo të ketë një xhup të ngrohtë! Jo, gabohesh! Sfida më e madhe në jetë për ty është edukimi i drejtë dhe një sjellje e pranueshme në shoqëri e fëmijës tënde, atij i duhet një motivimi për të vazhduar dhe një shembull para vetes.

A janë mësuesit shembull për fëmijët tuaj?! Në ditët e sodit kjo çështje le shumë për të dëshiruar kur e dimë se në çfarë shkalle ka arritur arsimi në vendin tonë. Sot vlerat e një mësuesi peshohen jo me dijen, jo me motivimin për mësim, jo me këshillat e vyeshme, jo me arsimin cilësor dhe aktivitet e shëndosha që i çonjnë ata të përdorin logjikën e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë e komunikimi? Jo ti nuk je një mësimdhënës i mirë nëse i bën këto, ti je i rreptë, jo empatik dhe shumë kërkues ndaj nxënësve.

A e dini kush merr meritat e një mësuesi shembullor sot?! Ai i cili orën e kalon duke biseduar për receta kuzhine, ai i cili i tregon ngjarje nga ditët e tija të zakonshme, ai i cili flet se si bëhen dasmat dhe veshjet tradicionale në vend, ai i cili kohën e vyeshme të nxënësve e kalon me barcolota, ai i cili përqesh dhe ulë kolegët e tij për tu bërë vet i dashur tek fëmijët, ai i cili….. ka shumë për të numëruar gjëra të tilla për ta bërë një mësues shembullor dhe me vlerë. Kjo është ajo çka nxënësit duan dhe disa ja ofrojnë për të kënaqur egot e tyre të sëmura. Një gjë që është pak por e sigurt, nxënësit sot janë miliona herë më të mençur se të rriturit fal teknologjisë, gjë që po i çon në shkatërrim.

Një nxënës ka nevojë të dëgjojë për suksese, për arritje, për realizim ëndrrash, për motivim, për përkrahje, jo për të kundërtën. Të kundërtën do t’ia mësojë jeta vet.

Situata është alarmuese dhe gjendja nuk është për tu marr lakmi. Duhet të merren masa urgjente për të gjithë duke filluar nga të mëdhenjtë e deri tek fëmijët.

Prindërit dhe mësuesit të bëhen më vigjilent dhe të mendojnë për të mirën e fëmijëve, jo për përfitime personale. Ah, se desh harrova, nxënësit të blejnë lirë dhe të shesin shtrenjtë, andaj kujdes, janë më të zgjuar nga çka mendojnë shumica!(PressOnline.al)

A po na ik rinia për lesh me fenomenin e tiktok-ut, “sfida e supermenit”!?
|