1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Rama uron Ditën e Pavarësisë me këngën e Ramë Lahajt “Për ty atdhe”

Rama uron Ditën e Pavarësisë me këngën e Ramë Lahajt “Për ty atdhe”

featured

Shqipëria këtë të enjte shënon 28 nëntorin, 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka zgjedhur një mënyrë tejet të veçantë për t’i uruar të gjithë shqiptarët.

Në rrjetin social Facebook, Rama e ka postuar një video nën koreografinë e disa valltarëve të shoqëruar nga kënga “Për ty atdhe”, të kënduar nga tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj.

“Mirëmëngjes, dhe me jehonën e këngës “për ty, atdhe”, nga sheshi i flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë, ju uroj gëzuar ditën e pavarësisë”, ka shkruar Rama.

Rama uron Ditën e Pavarësisë me këngën e Ramë Lahajt “Për ty atdhe”
|