1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Kurti e Rama bashkë në Vlorë, mbahet ceremonia shtetërore për Ditën e Pavarësisë

Kurti e Rama bashkë në Vlorë, mbahet ceremonia shtetërore për Ditën e Pavarësisë

featured

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në qytetin historik të Vlorës, në kuadër të festimeve për 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë kësaj ngjarje solemne, Kurti ishte krah për krah me homologun e tij, Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe kryekuvendaren Elisa Spiropali.

Kjo është hera e dytë radhazi që kryeministri Kurti merr pjesë në ceremoninë zyrtare të 28 Nëntorit.

Videoja e ceremonisë zyrtare është publikuar nga kryeministri Rama.

Zyrtarët e lartë të shtetit vendosën kurora me lule pranë Monumentit të Pavarësisë në Sheshin e Flamurit.

Në 112-vjetorin e pavarësisë, Vlora është veshur kuq e zi dhe qindra qytetarë, mes tyre shumë edhe nga Kosova, janë bërë pjesë e festës me veshje kombëtare.

Festime do të mbahen edhe në Tiranë e qytete të tjera të vendit. Në kryeqytet pritet të mbahet për herë të dytë Parada e Shqiptarëve, ku do të bëhen bashkë shqiptarë nga diaspora dhe vendet e rajonit.

Kurti e Rama bashkë në Vlorë, mbahet ceremonia shtetërore për Ditën e Pavarësisë
|