1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Feston 60-vjetorin në ditën e Çlirimit, Nora Malaj ka këtë “ankesë”

Feston 60-vjetorin në ditën e Çlirimit, Nora Malaj ka këtë “ankesë”

featured

Nora Malaj ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” për të festuar ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë.

Por po në këtë ditë të shenjtë, Nora feston dhe 60-vjetorin e lindjes së saj.

Në këtë 60-vjetor, nuk kishin se si të mungonin urimet në studio dhe duartrokitjet nga publiku. Por me sa duket Nora Malaj ka një “ankesë” të vogël, përveç krenarisë që ndjen  për identitetin kombëtar, ajo shprehet se festa kombëtare e ka privuar që t’i kushtohet më shumë vëmendje ditëlindjes së saj.

Kjo të bënte që të ishte pjesë e gëzimit, por nga ana tjetër mua më ka privuar tërë jetën ditëlindjen. Është hera e parë që unë po festoj ditëlindjen kështu në duartrokitjet e atyre zonjave te mrekullueshme që i dua shumë fort, dhe në dashurinë tuaj. Kjo më ka bërë qetë jem e tërhequr në thënien “shiko se unë kam ditëlindjen”, pikërisht kur vendi festonte përvjetorin e Çlirimit dhe në atë kohë përvjetorit ishin shumë të gëzuara, dhe sinqerisht u mësova me modestinë që kur i mbledh njerëzit dhe më thonë përse na ke mbledhur, e bëj si “Liza në botën e çudirave”, dhe u them “për mosditëlindjen time”, sepse ditëlindjen ma festojnë të gjithë. Pra në këtë qasje jam njeriu fatmadh që përtej faktit të identitetit tim unë mora dhe identitetin e kombit që nuk është pak”,- tha Nora Malaj.

Feston 60-vjetorin në ditën e Çlirimit, Nora Malaj ka këtë “ankesë”
|