1. Lajme
  2. MODË & STIL
  3. Trendi i cili këtë vjeshtë do ta bëjë më të gëzuar!

Trendi i cili këtë vjeshtë do ta bëjë më të gëzuar!

featured

Kombinimet me pika janë të pashmangshme gjatë pranverës dhe verës, mirëpo gjykuar sipas koleksioneve vjeshtore të cilat mund të gjenden në dyqane, dashuria ndaj këtij printi nuk pushon

Ky trend është aktual edhe gjatë ditëve vjeshtore, gjë që nuk është aspak i keq, sepse me kombinimet e modës do të mund t’i kundërvihemi kohës së zymtë.

Duke pasur parasysh që për ditët më të ftohta deri tani gjithmonë kanë qenë të rezervuara tonet e errëta, na gëzon shumë fakti që sivjet situata është paksa më ndryshe, transmeton Telegrafi.

Duket që disenjatorët e kanë kuptuar që gjatë ditëve me shi na nevojitet pak ngjyrë. Me këtë print lehtë do të freskoni çdo kombinim të veshjeve. Është shumë mbresëlënës dhe femëror.

Bluzave, fustaneve, fundeve dhe xhaketave u rrinë shkëlqyeshëm kombinimet e pikave. Pjesët e tilla tërheqin vëmendjen kudo që shfaqeni.

Kombinoni fundin dhe këmishën me pika, apo me pantallona të zeza të thjeshta vishni bluzë me pika, nëse dëshironi dukeni bukur.

Ky trend ju mundëson që të eksperimentoni sa t’jua dojë qejfi dhe të bëni veshje që nuk do të jenë aspak monotone.

Trendi i cili këtë vjeshtë do ta bëjë më të gëzuar!
|