1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Në Klinikën Zhan Mitrev është aplikuar sërish me sukses metoda e kirurgjisë pa prerje

Në Klinikën Zhan Mitrev është aplikuar sërish me sukses metoda e kirurgjisë pa prerje

Metoda inovative për kirurgji pa prerje, e njohur si fasciotomia me gjilpërë, sërish është aplikuar me sukses në Klinikën Zhan Mitrev. Dr.Sinolicka Xhambazova – kirurge ortopede, kirurge dore, me aplikimin e kësaj metode, ka zgjidhur përgjithmonë kontrakturat e kyçeve dhe ka liruar tendinat e shkaktuara nga sëmundja e Dipytren në fazën 4.Me këtë, pacientit të nesërmen i është rikthyer lëvizshmëria dhe funksioni i plotë i dorës.

Më parë, këtij pacienti i është bërë edhe një procedurë e ngjashme në dorën e djathtë.

Për procedurën e fasciotomisë me gjilpërë, Dr. Xhambazova ka marrë disa çmime, ku i fundit ka qenë Çmimi i Parë në botë për vitin 2023. Kjo metodë mund të aplikohet edhe në pjesë të tjera të trupit në shpinë, këmbë, bërryl, gju, etj. për zgjidhjen e patologjive të ndryshme.

Klinika Zhan Mitrev është një nga qendrat e pakta në botë ku kjo teknikë aplikohet në fazat më të rënda të sëmundjes.

Në Klinikën Zhan Mitrev është aplikuar sërish me sukses metoda e kirurgjisë pa prerje
|