1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. “Kritika e Mendjes Politike” e diplomatit Zllatko Kramariç u promovua në Shkup

“Kritika e Mendjes Politike” e diplomatit Zllatko Kramariç u promovua në Shkup

“Kritika e mendjes politike” nga autori kroat Zllatko Kramariç është libri i cili u promovua sot në Shkup. Libër për të cilin vetë shkrimtari tha se flet për problematikat politike të Ballkanit. Ai sqaroi se në libër ka theksuar raportet e këqija në mes periudhës fashiste dhe asaj komuniste.

“Në libër I kam analizuar raportet e këqija ndërmjet fashizmit dhe komunizmit. Qëllimi im ishte hulumtimi I këtyre dinamikave dhe se si ndikojnë në plotikat tona të tanishme. Ky libër ofron analizë kritike të Kroacisë por edhe më gjërësisht në mënyrë politike duke u përpjekur të zbërthejë disa shtrirje historike dhe të tregoj se si shoqeëritë tona nuk janë liruar nga mentaliteti fashist dhe komunist”, tha Zllatko Kramariç, autor i librit.

Publicisti Kim Mehmeti duke iu referuar këtij libri tha se ky libër duhet të lexohet nga politikanët dhe nga gjithë ata që duan të kuptojnë se si dhe pse u shkatërrua Jugosllavia. AAi tha se ky libër është shumë I thellë dhe shumë domethënës.

“Ky libër gjithsesi duhet lexuar për ata që duan të dinë se si u shkatërrua Jugosllavia dhe çfarë ndodhi me atë Jugosllavi, atë boshtin e shkatërrimit të saj apo si u shemb një ëndër e bukur për Jugonostalgjikët dhe ëndër e mbrapsht për ne që nuk e donim atë Jugosllavi sespe ka një të vërtet, Jugosllavia e tillë siç ishte nuk ishte ëndër e keqe për të gjithë por ishte ëndër e keqe për ata si ne shqiptarët dhe për disa etni tjera të cilët me të vërtetë në atë Jugosllavi nuk mund ta realizonin ëndrën e vet etnike. Jugosllavia nuk ishte ëndër e keqe për sërbët sepse ishte realizim i ëndrës së tyre që të jetojnë në një shtet të përbashkët dhe normalisht kur erdhi puna që të rënëohet ëndëra e tyre ata nuk mund ta kuptonin se si tjerët nuk ëndërojnë si ata”, u shpreh shkrimtari Kim Mehmeti.

Autori i librit Kramariç tha se një nga temat në të cilën është fokusuar është edhe “Sfidat e demokracisë në vendet post komuniste”.(Medina Ajeti Ali/SHENJA)

“Kritika e Mendjes Politike” e diplomatit Zllatko Kramariç u promovua në Shkup
|