I pyetur për kërkesën e vazhdueshme të BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin bashkë me zgjedhje lokale në tetor të vitit të ardhshëm, Arben Taravari nga VLEN tha se nëse ka konsensus brenda partive politike nuk ka problem, përcjell TV21.
Taravari tha se do të ketë ngjarje interesante dhe se duhet pritur nëse partitë politike do të kërkojnë zgjedhje pas Vitit të Ri.
“Në parim nuk ka asnjë lloj problemi për zgjedhje, por para 5 muaj kishim zgjedhje, zgjedhje kemi edhe vitin e ardhshëm, në vitin 2025, por janë zgjedhje lokale, në qoftë se kemi sot zgjedhje nuk ndryshon diçka bindshëm.
Unë mendoj se do të ketë ngjarje interesante në këtë periudhë, kështu që t’ia lëmë kohës, të shohim partitë a do të kërkojnë përsëri pas Vitit të Ri”, shtoi Taravari.