1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Taravari: Ata që u ndanë nga ne kanë mbetur vetëm dy

Taravari: Ata që u ndanë nga ne kanë mbetur vetëm dy

featured

Në Tetovë ASH krahu i Taravarit mbajti kongres të jashtëzakonshëm. Në fjalimin e tij Arben Taravari tha se “Të gjithë ne së bashku ia dolëm, në 8 maj ia dolëm, e rrëzuam një regjim 22 vjeçar!”. E në këtë kongres unanimisht u zgjodhën anëtarët e Kuvendit të ri. Pas përfundimit të kongresit, Taravari tha se tash ASH e ka legjitimitetin e plotë si një parti e cila është e konsoliduar në të gjitha aspektet. Sipas tij , pas 2-3 jave Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e parë ku do të konfirmohen edhe disa kuvendar dhe me pas do të shpallet Kryesia e re e ASH-së.

“Unanimisht u zgjodhën anëtarët e Kuvendit të ri dhe tash me plot përgjegjësi mund të themi se ASH e ka legjitimitetin e plotë si një parti që është e konsiliduar në të gjitha aspektet”, tha mes tjerash Taravari.

I pyetur nëse ky kongres është tentim për të legjitimuar veten si kryetar i ASH, marrë parasysh se kishte kongres nga ASH-Sela, Taravari tha:

“Ju e dini se kishte zhvillime në ASH, ASH më 8 maj shkoi në zgjedhje me një grup të madh që ishin me mua, me ne, dhe një grup i vogël që iu bashkëngjit BDI-së. Neve, pasi që në atë grup kishte disa kryetarë degësh, disa kryetar nëndegësh, disa anëtarë të Kuvendit, neve na duheshte konsolidim i partisë. Unë i uroj edhe grupit tjetër ta bëjnë të njëjtën, nëse kanë kapacitete”, theksoi Taravari.

Taravari: Ata që u ndanë nga ne kanë mbetur vetëm dy
|