1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Sveçla: S’ka më mbështetje politike për grupet mafioze

Sveçla: S’ka më mbështetje politike për grupet mafioze

featured

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se gjatë javës që po lëmë pas, janë arrestuar 13 persona, përfshirë 3 për fajde dhe 10 për trafikim narkotikësh.

Gjithashtu, ai ka theksuar se janë konfiskuar mbi 110 kilogramë substanca narkotike.

Sveçla ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe të gjitha formave të krimit tjetër.

“3 persona të arrestuar për fajde, 10 persona të arrestuar për narkotikë dhe mbi 110 kilogramë substancë narkotike e konfiskuar është bilanci i javës që po lëmë pas. Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka potencuar se nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze dhe se siguria e qytetarëve është prioritet kryesor i qeverisë.

Sveçla: S’ka më mbështetje politike për grupet mafioze
|