1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Ndarja nga jeta e të atit, Robin Krasniqi shpreh dhimbjen që nuk shteron

Ndarja nga jeta e të atit, Robin Krasniqi shpreh dhimbjen që nuk shteron

featured

Boksieri i njohur Robin Krasniqi ka ndarë një mesazh prekës për të atin e ndjerë, i cili u nda nga jeta një muaj më parë. Në postimin e tij emocional, Krasniqi tregon se dhimbja për humbjen e të atit mbetet ende e pashëruar.

Një muaj pa ty, babi im. Shumë e vështirë të pranoj se ti nuk je më në mesin tonë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar boshllëkun që le pas. Do të të kujtoj gjithmonë në çdo çast dhe kurrë nuk do të mungosh në lutjet e mia. Zoti të pastë mëshiruar në xhenetin më të bukur,” ka shkruar ai.

Robin Krasniqi kishte një marrëdhënie të veçantë me të atin, i cili ndërroi jetë në moshën 62-vjeçare.

Ndarja nga jeta e të atit, Robin Krasniqi shpreh dhimbjen që nuk shteron
|