1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Dua Lipës i “vjedhin” Grammy-n, mediat e huaja dalin në mbështetje të artistes shqiptare

Dua Lipës i “vjedhin” Grammy-n, mediat e huaja dalin në mbështetje të artistes shqiptare

featured

Nominimet për edicionin vjetor të Grammy-ve 2025 u publikuan zyrtarisht të premten, ku Beyonce, Taylor Swift dhe Chappel Roan shfaqen të spikatura në shumë nga kategoritë kryesore.

Megjithatë, disa emra të njohur u lanë jashtë kategorive kryesore, si Ariana Grande, e cila këtë vit publikoi albumin e saj të shtatë në studio, Eternal Sunshine.

Reagime të shumta shpërthyen në rrjetet sociale, ku ndjekësit shprehën pakënaqësi.

Pavarësisht kësaj, Ariana Grande nuk ishte e vetmja.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, gjithashtu u injorua nga Grammy këtë vit, duke mos marrë asnjë nominim për albumin e saj të ri Radical Optimism, shkruan DailyMail. Albumi mori vlerësime pozitive nga kritikët dhe arriti në vendin e dytë në Billboard 200 në SHBA, si dhe në pozitën e parë në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Kënga “Training Season” u pozicionua gjithashtu lart në listën e U.S. Hot Dance/Electric Songs dhe në Billboard Hot 100 në SHBA.

Disa këngë të tjera nga albumi, përfshirë “Houdini” dhe “Illusion”, u renditën gjithashtu në lista të ndryshme globale.

Ndër artistët e tjerë që u injoruan këtë vit nga Grammy janë Cher, Hozier, Nicki Minaj, Lisa (BlackPink) dhe Megan Thee Stallion.

Dua Lipës i “vjedhin” Grammy-n, mediat e huaja dalin në mbështetje të artistes shqiptare
|