1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Kompania “KURUM”, ‘rrënjë të thella’ në Shqipëri, si ndot ambientin dhe mbulon humbjen e jetëve të punëtorëve

Kompania “KURUM”, ‘rrënjë të thella’ në Shqipëri, si ndot ambientin dhe mbulon humbjen e jetëve të punëtorëve

featured

Në nëntor të vitit 2023, qyteti i Elbasanit u ndot nga djegia e pikës së skrapit të Kurum në Elbasan dhe ky nuk ka qenë rasti i vetëm.
Shkelja e kushteve në punë, pakujdesia, apo më keq akoma, djegia e qëllimshme e mbetjeve, kanë shkaktuar prej kohësh ndotje masive në Elbasan, duke e shndërruar në një prej qyteteve me ajrin më të papastër, që rrjedhimisht bëhet shkak për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.
Një rast ka qenë më i rëndi. Më 28 nëntor 2018, e njëjta zonë u përfshi nga një zjarr i fuqishëm dhe konkretisht në repartin e petëzimit vdiq një punëtor. Punonjësi i vinçit gjatë kryerjes së detyrës për transportimin e hekurishteve ngavend-depozimi për në repartin e shkrirjes u urdhërua që të ngjitej tek pjesa e vinçit. Dhe sapo e bëri këtë gjë, u rrëzua dhe rrotat e hekurit e shkelën mes përmes në trup duke bërë që të ndërronte jetë në spital.
Ky rast është mbuluar nga pluhuri dhe herë pas herë, denoncimet në rrjetet sociale e risjellin në vëmendje për faktin se si heshtën autoritetet shqiptarë.
E ndërsa siguria në punë është në nivelet më të ulëta kjo kompani që prej vitit 2015 deri ne 2024 I lë punonjësit në rrugë duke shkurtuar nje numër të lartë të punëtorëve ku vetëm gjatë këtij viti ‘Kurum’ shkarkoi 500 punonjës. Vendim I cili la në rrugë 500 familjarë u pasua me protesta të shumta për të cilët nuk u mor asnjë masë nga autoritetet.

Kompania “KURUM”, ‘rrënjë të thella’ në Shqipëri, si ndot ambientin dhe mbulon humbjen e jetëve të punëtorëve
|