1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Sa dhimbje! Ndërron jetë papritur modelja e njohur

Sa dhimbje! Ndërron jetë papritur modelja e njohur

featured

Supermodelja britanike Georgina Cooper është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare!

Cooper, e cila ka pasur një karrierë të suksesshme në industrinë e modës, ishte e njohur për bukurinë dhe elegancën e saj. Rreth rrethanave të vdekjes së saj nuk janë dhënë detaje të mëtejshme, por shumica e reagimeve kanë theksuar ndikimin e saj të madh dhe personazhin e saj të veçantë e ndërsa familja dhe miqtë janë të tronditur për humbjen e papritur.

Nëna e një fëmije ishte me bashkëshortin në Kos, Greqi, kur ndërroi jetë papritur, tha ish-agjenti i saj, Dean Goodman. Ai shtoi se

“Cooper e donte Greqinë dhe më tha se do të kthehej me burrin e saj, por vdiq tragjikisht atje dy javë më parë. Georgina nuk ishte mirë gjatë Covid-it dhe kishte pasur disa probleme shëndetësore. Ajo sapo ishte martuar. Të gjithë janë të shkatërruar. Ishte një superstar i vërtetë”,- tha Goodman.

Sa dhimbje! Ndërron jetë papritur modelja e njohur
|