1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Kate Middleton u rikthehet detyrave, dy ngjarjet ku do të marrë pjesë

Kate Middleton u rikthehet detyrave, dy ngjarjet ku do të marrë pjesë

featured

Kate Middleton po i kthehet gradualisht detyrave të saj mbretërore pas përfundimit të trajtimit dhe do të bëjë dy paraqitje të mëdha publike gjatë fundjavës (9 dhe 10 nëntor).

Sipas njoftimit të Buckingham, Princesha e Uellsit do të marrë pjesë në shërbimin për kujtimin e viktimave të dy Luftërave Botërore në monumentin Cenotaph në Whitehall të Londrës, të dielën e kujtimit. Ajo do të jetë së bashku me Mbretin Charles III, Princin William dhe anëtarë të tjerë të lartë të familjes mbretërore teksa merr pjesë në ceremoninë vjetore të shtunën në mbrëmje (09.11.2024) në Royal Albert Hall.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e madhe publike e Princeshës së Uellsit që nga shtatori kur ajo njoftoi përfundimin e kimioterapisë pasi u diagnostikua me kancer marsin e kaluar, sipas Independent.

Në të njëjtin njoftim thuhet se prania e mbretëreshës Camilla në evente do të varet nga rekomandimet e mjekëve të saj pasi ajo po përballet me një infeksion të rrugëve të frymëmarrjes dhe është larg detyrave publike. /vizionplus.tv

Kate Middleton u rikthehet detyrave, dy ngjarjet ku do të marrë pjesë
|