1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Zgjedhjet në Amerikë, shumica e shteteve nisin votimin

Zgjedhjet në Amerikë, shumica e shteteve nisin votimin

featured

Shumica e shteteve tashmë kanë nisur procesin e votimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendet si Arizona, Iowa, Oklahoma, Teksasi, Kolorado, Wisconsin, Tennessee, Nebraska, Arkansasi, New Mexico, Utah, Mississippi, Minnesota, Montana, Dakota e Veriut dhe e Jugut është hapur votimi në ora

Alabama, Delawere, Florida, Georgia, New Hampshire, Illinois, Indiana, Kansas, Louisiana, Maryland, Massachusetts, Michigan, Missouri, Pensilvania, Rhode Island dhe Wyoming kishin nisur më herët.

Për pak do të nisin edhe pak shtete që kanë mbetur, raporton CNN.

Ndryshe, qytetarët amerikanë më 5 nëntor po votojnë në zgjedhjet historike presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por edhe në shtatë shtete kryesore që pritet të përcaktojnë rezultatin mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentes demokrate, Kamala Harris.

Zgjedhjet amerikane pritet të kenë implikime të mëdha për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, luftërat në Lindjen e Mesme dhe për çështje të tjera botërore, sikurse janë ndryshimet klimatike.

Qendrat e votimit u hapën në orën 05:00 (11:00 sipas kohës lokale në Kosovë) në disa shtete lindore dhe votimet do të vazhdojnë në mbarë vendin, përfshirë në Alaskë dhe Havai, deri në orët e mbrëmjes në shtetet që gjenden në perëndim të Shteteve të Bashkuara.

Rezultati i kësaj gare të ngushtë nuk pritet të dihet për ditë të tëra në disa shtete sikurse Pensilvani, ku numërimi i votave me postë është proces më i ngadalshëm. Dalja në zgjedhje pritet të jetë e lartë, sipas Byrosë së Regjistrimit.

“Kjo mund të jetë gara më e ngushtë në historinë tonë, çdo votë ka rëndësi”, tha Harris gjatë përmbylljes së fushatës gjatë një tubimi në Filadelfi.

Mbrëmjen e 4 nëntorit zyrtarët federalë zgjedhorë paralajmëruan se me një garë kaq të ngushtë, Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat e tyre të ndikimit me synimin që të ndjellin përçarje në mesin e votuesve amerikanë me qëllim që të nxitet dhunë ndaj zyrtarëve zgjedhorë, pas një fushate të ashpër.

Zgjedhjet në Amerikë, shumica e shteteve nisin votimin
|