Sot rreth orës 10:30 është dorëzuar në Drejtorionë e Rajonit të Policisë së Pejës reperi Rigles Rajku i njohur si Noyzi.
“Sot rreth orës 10:30 personi i cili është shpallur në kërkim, më 5 gusht 2024 nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është vetëdorëzuar i dyshuar për lëndime të rënda trupore Rigels Rajku i njohur si Noyzi. I dyshuari aktualisht me avokatin e tij është duke u intervistuar nga polica në Pejë”, ka thënë Driton Rugova zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.
Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti drejtësia në Shqipëri kishte marrë vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax-it u ishte caktuar masa arrest me burg lidhur me sherrin që bëri bujë të madhe asokohe. Më pas, më 16 gusht, Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë nga paraburgimi Noizy-n, pasi i ofroi një garanci financiare prej 50 mijë eurosh, e cila e lejonte të qëndronte i lirë deri në përfundim të procesit gjyqësor.