Prokuroria e Posaçme po vijon me hetimet për 21 janarin, ndërsa kësaj radhe ka marrë në pyetje ish-deputetin e PS, Arben Çuko.
Ky i fundit në një prononcim për mediat në dalje të SPAK, tha se u pyet në cilësinë e personit që ka pasur dijeni.
“Në cilësinë e atij që ka pasur dijeni. Janë vrarë 4 veta ju e dini shumë mirë. Janë 4 veta të vrarë në Bulevard që nuk mund të lihen kaq kollaj në harresë”,
të premten në spak , për 21 janarin ishte edhe Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, si person në dijeni.
më herët është paraqit edhe deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, ish drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe ish zëvendësi i tij Agron Kuliçaj
SPAK nisi hetimet për protestën e 21 janarit 2011 në bulevard ku u vrane kater persona, pas vendimit te gjykates se larte.
Përpara se ajo ta merrte këtë vendim ishte gjykata e Strasburgut ajo që e quajti “21 janarin” krim shtetëror që duhej zbardhur. /vizionplus.tv