Halloween-i është këtu, dhe asnjë tjetër nuk e ka marrë këtë vit më seriozisht se sa Demi Moore. Aktorja 61-vjeçare ka fituar gjithë vëmendjen e me pamjen e saj të frikshme, duke na sjellë një përzierje të ngjyrave dhe efekteve të jashtëzakonshme.
Demi ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi pas personazhit nga filmi horror “The Substance”, ku ajo ka zbuluar një transformim të frikshëm që e bën atë “mbretëreshë” të Halloween-it. Pamja e saj është transformim kaq i madh, duke e bërë të pamundur të mos e admirosh kreativitetin e saj.
Me një grim të kujdesshëm dhe kostum të veçantë, Demi ka arritur të krijojë një atmosferë që pasqyron perfekt frymën e Halloween-it. Fotografitë e saj kanë patur sigurisht shumë komente nga ndjekësit./vizionplus.tv