1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Ish-presidenti rus paralajmëron Perëndimin: E kanë gabim nëse mendojnë se nuk do i përdorim armët bërthamore

Ish-presidenti rus paralajmëron Perëndimin: E kanë gabim nëse mendojnë se nuk do i përdorim armët bërthamore

featured

Dmitry Medvedev, një zyrtar i lartë rus që shërbeu si president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, paralajmëroi sot SHBA-në që të marrë seriozisht paralajmërimet e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore për të shmangur Luftën e Tretë Botërore.

Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të fuqishëm të Rusisë, i tha televizionit RT se zyrtarët e lartë amerikanë nuk e duan Luftën e Tretë Botërore, por për disa arsye besojnë se “rusët nuk do të kalojnë kurrë një vijë të caktuar”.

“Ata e kanë gabim”, tha Medvedev për RT, duke shtuar se Moska beson se lidershipet aktuale politike në SHBA dhe Evropë nuk kanë “largpamësinë dhe mendjen e aftë” të Henry Kissinger.

“Nëse flasim për ekzistencën e shtetit tonë, siç ka përsëritur presidenti i vendit tonë, por edhe unë, shërbëtori juaj modest, e kam deklaruar, si dhe të tjerët, sigurisht që thjesht nuk do të kemi zgjidhje tjetër”, tha Medvedev. /vizionplus.tv

Ish-presidenti rus paralajmëron Perëndimin: E kanë gabim nëse mendojnë se nuk do i përdorim armët bërthamore
|