1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Babai i Stresit ka disa fjalë pas dorëzimit të djalit të tij në polici

Babai i Stresit ka disa fjalë pas dorëzimit të djalit të tij në polici

featured

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është dorëzuar sot në policinë e Kosovës, pasi ndaj tij kishte një fletëarrest për shkak të një rrahjeje që ndodhi në muajin gusht në një klub nate në Pejë.

Babai i tij, Sali Lushaj, për emisionin “Kosova Today” u shpreh se e kishte shoqëruar të birin sot në ora 09:00 në policinë e Pejës.

Sakaq, lidhur me caktimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh, Sali Lushaj u shpreh se nuk ka ndonjë koment pasi ashtu e ka parë të arsyeshme prokuroria dhe duhet zbatuar ligjet e shtetit.

Dorëzimi i Stresit erdhi pasi avokati i tij negocioi me prokurorinë, tha Lushaj, duke shtuar se nga ky rast pret çka do të vendosë drejtësia.

“Mbi drejtësinë nuk mund të dalë as unë, as Stresi e askush”, përfundoi ai.

Babai i Stresit ka disa fjalë pas dorëzimit të djalit të tij në polici
|