1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Filipçe: Mickoski ta kthejë mandatin!

Filipçe: Mickoski ta kthejë mandatin!

featured

Qeveria në këta katër muaj është në drejtim krejtësisht të kundërt nga premtimet që keni bërë para zgjedhjeve dhe politika juaj nuk ka shtyllë kurrizore, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në seancën e sotme parlamentare.

“I gjithë suksesi juaj politik u bazua në kundërshtimin e Marrëveshjes së Prespës, një marrëveshje që ju pretenduat se ishte tradhti kombëtare. Ju me të vërtetë nuk keni ndonjë politikë tjetër me të cilën do të kujtoheni përveçse të vishni bluzat me një JO të madhe për Marrëveshjen e Prespës. Por pasi u ulët në karrigen e kryeministrit, e njëjta marrëveshje u bë “kryevepër e diplomacisë”, e kërkoni si shembull për marrëveshjet e tjera dhe nga një kundërshtar i palodhur, u bëtë mbështetësi më i zëshëm. Kjo dyfytyrësi dhe hipokrizi supreme politike duhet të studiohet në librat për manipulimin e qytetarëve”, tha Filipçe.

Në të njëjtën kohë, Filipçe i bëri thirrje Mickoskit që ta kthejë mandatin ashtu siç kishte premtuar në fushatën parazgjedhore.

“Thatë se do ta ktheje mandatin nëse do të thuash ndonjëherë Veriu. Hajde Kryeministër, tani është shansi juaj për të rikthyer mandatin në Kuvend. Në vend të kësaj, ju dhe ministrat tuaj keni filluar të përdorni emrin kushtetues dhe disa prej tyre e shqiptojnë me krenari.

Me këtë ju treguat se politika juaj nuk ka shtyllë kurrizore, por ne e dinim këtë. Ju kryeministër keni ripërcaktuar hipokrizinë politike dhe populizmin. Jeni përkurlur, ju kanë rënë parimet”, tha Filipçe.

Filipçe: Mickoski ta kthejë mandatin!
|