1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Apple tregon se kur inteligjenca artificiale do të vijë në iPhone dhe iPad për përdoruesit Europianë

Apple tregon se kur inteligjenca artificiale do të vijë në iPhone dhe iPad për përdoruesit Europianë

featured

Përdoruesit e iPhone dhe iPad në Bashkimin Europian më në fund kanë një datë kur mund të presin debutimin e Apple Intelligence. Apple njoftoi përdoruesit Europian se suita e saj AI vjen në Prill të 2025.

Funksionalitetet e para AI, ku përfshihen mjete shkrimi dhe përmbledhjeje të tekstit, tashmë janë të disponueshme në anglisht-folësit në mbarë botën.

Apple dha lajmin për Bashkimin Europian përmes një njoftimi për shtyp. “Në Prill, veçoritë e Apple Intelligence do të fillojnë të shpërndahen tek përdoruesit e iPhone dhe iPad në BE”.

Artikulli thekson se vala e parë e funksionaliteteve AI janë të disponueshme për përdoruesit Europianë në macOS Sequoia 15.1. Kjo sepse Akti i Tregjeve Dixhitale (DMA) aplikohet vetëm për softuerët në iPhone dhe iPad dhe jo në macOS.

Ditën e Hënë Apple konfirmoi se suita e saj do të bëhej e disponueshme në më shumë gjuhë në Prill ku përfshihen gjuha Kineze, Koreane, Franceze, Japoneze, Angleze (Indi), Angleze (Singapor), Italiane, Portugeze, Spanjolle, Gjermane dhe Vietnameze.

Në Dhjetor Apple Intelligence vjen për variantet e gjuhës Angleze në Australi, Kanada, Irlandë, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut dhe Britani. Për të përdorur mjetet e saj duhet të keni ose një iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max ose seritë iPhone 16.

/PCWorld Albanian

Apple tregon se kur inteligjenca artificiale do të vijë në iPhone dhe iPad për përdoruesit Europianë
|