Bashkimi Europian hapi sot negociatat me Shqipërinë për grup-kapitujt “Themeloret”.
Lidhur me këtë temë kaq të rëndësishme, ambasadori i Shqiëprisë në BE, Ferit Hoxha, foli në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai tha se tashmë do të ketë takime me partnerët për të verifikuar që Shqipëria i ka kryer detyrat dhe shpjegoi përfitimet për qytetarët shqiptarë.
Intervista:
Pyetje: Rëndësia e këtij hapi tashmë dihet. Me çfarë konkretisht vazhdojnë bisedimet në këtë stad?
Hoxha: Me hapjen e negociatave, konkretizohet një program pune që është i ndryshëm nga kjo ditë. Duke filluar nga nesër do të kemi një plan pune të detajuar të takimeve me partnerët tanë për të verifikuar që angazhimet që janë marrë sot do të vihen në jetë, do të zbatohen në mënyrë që Shqiëpria të vërtetojë që e meriton hapjen e negociatave dhe anëtarësimin e plotë.
Pyetje: Sot po dëgjoja një grup pensionistësh që duke dëgjuar lajmet po pyesin çfarë të mirash do ketë për ne. Si përkthehet kjo?
Hoxha: Po të krahasojmë Shqipërinë e sotme me çdo vend të BE do të shohim dallimin. Faktin që shqiptarët e kanë përcaktuar rrugëtimin në BE, do të thotë ta bëjmë Shqipërinë të ketë nivelet e zhvillimit si Bashkimi Europian. Do të thotë që zhvillimi ekonomik të avancojë në nivele që të ngushtohet hendeku me vendet e BE. Shumë shpejt Shqipqëria do të behet pjesë e Sistemit Europian të Pagesave që do të thotë çdo shqiptar që dërgon apo merr para nga vendet e BE, nuk do të paguajë asnjë cent.
Pyetje: Disa mediume flasin se pala e BE ulet në këto negociata me dy aspekte: lufta ndaj korrupsionit dhe liria e shprehjes që nuk janë në nivelet që duhen. Sa të vështirë do ta kishte grupi negociator që të përballonte këto argumente në diskutime?
Hoxha: Në diskutimet e sotme janë bërë të qarta ato që vendet e BE presin nga Shqipëria. Nëse Shqipëria nuk është anëtare e BE do të thotë që ka akoma punë për të bërë, hapa për të ndërmarrë dhe është detyrë jo vetëm e ekipit negociator. Është një spektër shumë i gjerë ku janë shumë aktorë të përfshirë, ku dhe vetë mediat në vetvete do të bëjnë punën e tyre. Në BE nuk anëtarësohet qeveria, anëtarësohet vendi dhe shoqëria. /vizionplus.tv